08:30 – 16:00

E Hene - E Shtune

Rr. “Reshit Petrela”

Tiranë, Shqipëri

[email protected]

+355 684055570
Micro Credit Albania
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush Jemi
  • Kredidhënie
    • Individe
      • MCA Express
      • Super Kredi
    • Biznese
      • MCA Business
  • Karriera
    • Përse MCA
    • Vende Vakante
  • Publikime
    • Pyetje & Përgjigje
    • Artikuj Informativ
  • Kontakti
  • Kalkulatori i Kredisë
Kontakti
Micro Credit Albania
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush Jemi
  • Kredidhënie
    • Individe
      • MCA Express
      • Super Kredi
    • Biznese
      • MCA Business
  • Karriera
    • Përse MCA
    • Vende Vakante
  • Publikime
    • Pyetje & Përgjigje
    • Artikuj Informativ
  • Kontakti
  • Kalkulatori i Kredisë
Skip to content
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush Jemi
  • Kredidhënie
    • Individe
      • MCA Express
      • Super Kredi
    • Biznese
      • MCA Business
  • Karriera
    • Përse MCA
    • Vende Vakante
  • Publikime
    • Pyetje & Përgjigje
    • Artikuj Informativ
  • Kontakti
  • Kalkulatori i Kredisë

pdf

Published 16/06/2017 at 16 × 16 in MCA Express
MCA Logo

Micro Credit Albania eshte Institucion Financiar Jobankar, i licencuar nga Banka e Shqiperise, regjistruar ne Regjistrin Tregtar te Qendres Kombetare te Regjistrimit me date 29.05.2014 dhe NIPT L41729001H.

Menu

  • Fillimi
  • Kredidhënie
  • Rreth Nesh
  • Karriera
  • Publikime
  • Kontakti
  • Individë
  • Biznese
  • Studentë

Lajmet e Fundit

  • Së shpejti 11/09/2022

Buletini Informativ

Regjistrohuni në buletinin tonë informativ elektronik dhe qëndroni të përditësuar me promocionet speciale, ofertat aktuale si dhe lajme të tjera.

  • Facebook
  • Prona në Shitje
  • Harta e Faqes
  • Politika e Privatësisë
  • Preferencat Cookies
© 2015 Micro Credit Albania
Top

Ky website përdor cookies për t'ju mundësuar një eksperiencë navigimi më të mirë. Ju mund të modifikoni preferencat e tua të cookies këtu Preferencat.

Rreth Politikës së Privatësisë

Politika e Privatësisë së  Micro Credit Albania Sh.A.

Përgjatë aktivitetit të vet tregtar Micro Credit Albania Sh.a., me seli ne adresën e rregjistruar në Rr.Reshit Petrela, Tiranë, Shqiperi, përfaqësuar rregullisht nga z. Andis Gjoka, shtetas shqiptar, në cilësine e Administratorit, këtu e në vijim referuar si  (“ Micro Credit Albania”, “Shoqëria”, “Ne”) përpunon të dhëna personale.

Ne jemi të angazhuar të mbrojmë të dhënat tuaja personale, të ruajmë privatësinë dhe sigurinë e tyre. Ky dokument, përpiluar në trajtën e një Politike Sigurie, ka për qëllim, t’ju njoftojë ju, mbi mënyrën si dhe pse ne përpunojmë të dhënat tuaja personale, nëpërmjet:

  • Faqes sonë të web-it: www.mca.al https://www.mca.al/ (këtu e më poshtë referuar si  “website” apo ”webfaqe”) dhe
  • Performancës së aktivitetit tonë si një institucion financiar jo-bankë

Në cilësinë tonë si Kontrollues të dhënash:

Çfarë informacioni mbledhim dhe procesojmë?

Micro Credit Albania mbledh, përdor, ruan dhe proceson të dhëna personale të subjekteve në masën që janë të domosdoshme dhe të nevojshme përgjatë aktivitetit të saj si një institucion financiar jo – bankë. Për këtë qëllim, ne përpunojmë të dhëna personale si më poshtë listuar:

  • Nëqoftë se ju do të donit të na kontaktonit me anë të një mesazhi në faqen tonë të web-it: – emër, mbiemër, adresë e-mail-i, numër telefoni (nëqoftëse dëshironi ta jepni), të dhëna personale në përmbajtjen e mesazhit (në qoftë se përmban të tilla);
  • Në qoftë se jeni një klient i joni dhe do të donit të kontrollonit informacionin e kredisë suaj me ne: – numri i llogarisë së klientit dhe data juaj e lindjes apo Nipti në rastin kur jeni një kompani, informacion rreth kredisë suaj me ne, këstet e ripagimit të kredisë, interesi i maturuar;
  • Nëqoftëse dërgoni një aplikim për kredi me anë të website: – emri juaj, adresa e e-mail-it, numri i telefonit celular, Numri Personal i Identifikimit (PIN), data e lindjes, komenti juaj, adresa e IP-së suaj. Për klientët ose aplikantët për kredi, ju lutem lexoni më poshtë për detaje;
  • Kur ju vizitoni faqen tonë të website – IP adres;
  • Informacioni i  mbledhur me ane te cookies –ju lutem referohuni tek seksioni Cookies;
  • Nëqoftë se keni akses në  website-n tonë me anë të telefonit tuaj celular ose cdo pajisje tjetër të lëvizshme, ne mund të mbledhim gjithashtu numrin tuaj unik të identifikimit dhe adresen e  IP-së, si dhe informacion ne lidhje me sistemin e operimit te aparatit tuaj, ofruesin e sherbimit celular si dhe informacion mbi vendndodhjen tuaj.

Ne nuk procesojmë të dhëna personale për persona nën moshën 18 vjec. Ju lutemi nëqoftë se jeni nën 18 vjec, mos të jepni te dhënat tuaja personale.

Në qoftë se jeni klienti jonë apo aplikoni për t’u bërë klienti jonë, informacioni që ne mbledhim, mund të përfshijë:

  • Informacion identifikues – emër, mbiemër, Numër Personal i Identifikimit, kopje e dokumentit të identifikimit dhe informacioni që përmban dokumenti, data dhe vendi i lindjes, kombësia, fotografia, vendi i qëndrimit, adresa, adresa e IP-së (kur është e aplikueshme);
  • Informacioni i kontaktit – numra telefoni dhe celulari, adresë korrespondence dhe adresë e-mail-i, mënyra e preferuar e komunikimit, përdorimi i kanaleve të ndryshme të komunikimit dhe aplikacioneve, detaje të kontaktit, të vëna në dispozicion nga ju, të palëve  të treta të lidhura me ju/kontakte alternative, preferencë për gjuhën (nëqoftëse është e aplikueshme);
  • Informacion mbi familjen (p.sh. statusi civil, numri i personave në familje), statusi i punësimit, punëdhënësi,  statusi i sigurimeve sociale, nëqoftëse jeni apo jo një person i ekspozuar politikisht (PEP) apo një person me lidhje familjare ose lidhje të ngushta me një person të ekspozuar politikisht;
  • Të dhëna bankare, financiare apo të transaksioneve (p.sh.detaje të llogarisë bankare, numri i kartës së kreditit (nëqoftëse kjo kërkesë është e aplikueshme, kjo e dhënë do të mblidhet dhe ruhet vetëm si informacion i enkriptuar), transferta monetare, asete, historik kredie, të ardhura dhe shpenzime, numër i kontratës së kredisë me Micro Credit Albania Sh.a., kushtet e kredisë dhe pagesat relevante me të;
  • Rregjistrimi i telefonatave (nëqoftëse ju na telefononi, do ju informojmë për rregjistrimin e telefonatës) dhe video-rregjistrim (nëqoftëse vizitoni zyrat tona, tabela informuese mbi video-survejimin sipas ligjit ndodhen në ambjentet tona të aktivitetit);
  • Korrespondencë elektronike dhe me letër midis jush dhe institucionit (nëqoftëse kjo korrespondencë përmban të dhëna personale);

Të dhënat që ne  përdorim, merren ose direkt nga ju, në cilësine e subjektit të të dhënave, ose sigurohen nga burimet si vijon: (i) publikime/bazë të dhënash që vihen në dispozicion nga autoritetet publike, (ii) palë të treta si kompani të parandalimit të financimit të terrorizmit, të mashtrimit e vjedhjes, apo të sanksioneve financiare, zyra të kredidhënies, etj.

Ju lutem vini re që një pjesë e procesimit të informacionit tuaj personal sa më sipër është i domosdoshëm për t’u vënë në dispozicion në mënyrë që të përmushni një kontratë me ne. Nëqoftëse ju nuk na e vendosni në dispozicion informacionin tuaj të identifikimit apo informacionin mbi të dhënat e kontaktit, statusin e punësimit dhe të dhënat financiare (numri  i llogarisë bankare, të dhëna mbi të ardhurat) është e pamundur për ne t’ju ofrojmë shërbimet tona.

Pse i përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe mbi cfarë baza?

Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale:

  • kur ju na lini një mesash – për t’ju kontaktuar, për t’ju ofruar suport, për t’ju përgjigjur kërkesës suaj dhe për të komunikuar me ju bazuar në interesin tonë legjitim për të mundësuar ofrimin e  shërbimeve ose për të mbajtur komunikim në lidhje me një marrëveshje me ne;
  • për t’ju identifikuar, për të mundësuar kontrollin e detajeve të kredisë suaj në website-n tonë bazuar në performancën e kontratës midis nesh si dhe bazuar në interesin tonë legjitim për të ofruar shërbime efektive dhe lehtësisht të aksesueshme;
  • për t’ju identifikuar dhe për të rivlerësuar aplikimin tuaj, për të marrë vendim bazuar mbi informacion të saktë në lidhje me pranimin apo jo tuajin në cilësinë e klientit, duke pasur parasysh detyrimet ligjore që ne si institucion financiar jo-bankar kemi si dhe interesin tonë legjitim për të mbrojtur biznesin tonë duke pranuar atë databazë klientesh të cilët paraqesin nje nivel të pranueshëm risku për ne. Për më shumë informacion mbi mënyrën se si ne i procesojmë të dhënat e aplikuesve për kredi si dhe klientëve, ju lutem lexoni më poshtë;
  • Për të ofruar siguri në website-n tonë dhe për të evituar sulme bazuar në interesin tonë legjitim për të siguruar mbrojtje të të dhënave dhe aseteve të Micro Credit Albania;
  • Për të reklamuar produktet tona, vetëm nëqoftë se ju keni dhënë pëlqimin tuaj për këtë.

Në qoftë se jeni klient i joni ose aplikoni për t’u bërë klient i joni, ne procesojmë të dhënat tuaja:

  • Për të identifikuar dhe verifikuar identitetin tuaj, për të monitoruar transaksionet tuaja, për të vlerësuar  riskun e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, për të mbajtur informacionin tuaj të përditësuar dhe të saktë bazuar në detyrimet tona lidhur me Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftën kundër Financimit të Terrorizmit;
  • Për të kontrolluar dhe skanuar të dhënat tuaja për përputhshmëri në lidhje me legjislacionin në fuqi lidhur me sanksione dhe embargo bazuar në interesin tonë legjitim për të zbatuar ligjin dhe për të qënë në perputhje me detyrimet tona ligjore;
  • Për t’ju ofruar juve informacion në lidhje me produktet dhe shërbimet tona dhe për t’ju asistuar dhe përgjigjur kërkesave tuaja në lidhje me performancën e një kontratë, sipas marrëveshjes se kredisë apo hapat qe duhet te ndiqni përpara hyrjes ne fuqi të një kontrate;
  • Për të vlerësuar në qoftë se mund t’ju ofrojmë një produkt ose shërbim dhe me cilat kushte, për të vlerësuar riskun, për të identifikuar dhe verifikuar identitetin tuaj dhe për të vlerësuar nivelin e përshtatshmërisë suaj si klient potencial kredie bazuar në një kontratë ekzistuese apo  kushtet e kërkesës suaj përpara hyrjes në marrëdhënie kontraktore, detyrimin tonë për të performuar një aktivitet kredidhënie të arsyeshëm  si dhe interesin tonë legjitim për të financuar klientë, niveli i riskut të të cilëve të përputhet me nivelin e riskut të toleruar nga Micro Credit Albania në mënyrë që të mbrojmë interesin e biznesit tonë;
  • Për të siguruar ofrimin e shërbimeve, detajeve të transaksioneve lidhur me kredinë, në referim të kontratës së kredisë, komunikimin me ju bazuar në performancën e kontratës së kredisë të rënë dakord midis nesh;
  • Për të mbledhur detyrimet (përfshirë përdorimin e agjencive të nënkontraktuara me qëllim mbledhjen e borxhit) bazuar në performancën e kontratës së rënë dakord mes palëve dhe në  interesin tonë për të mbledhur të arkëtueshmet;
  • Për të zhvilluar aktivitetin tregtar në përputhje me ligjin, për të qënë në perputhje me kërkesat e rregullatorëve, auditorëve, për të qënë në përputhje me kërkesat dhe detyrimet ligjore rast pas rasti si dhe bazuar ne interesin legjitim për të siguruar një rrjedhë normale të biznesit;
  • Kërkimi, marrja dhe analizimi i historikut të informacionit të kredisë suaj në përputhje me autorizimin tuaj specifik, dhënë sipas qëllimit, rast pas rasti;
  • Për të përmbushur interesin tonë legjitim ne përdorim të dhënat tuaja në mënyrë që të marrim vendime mbi zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve  specifike, për të përmirësuar manaxhimin e riskut si dhe për të mbrojtur të drejtat tona ligjore, duke përfshirë:
  • prova të transaksioneve me qëllim parandalimin e  mashtrimit;
  • manaxhim i sistemeve informatike, përfshirë manaxhimin e infrastrukturës dhe vazhdimësinë e biznesit si dhe Sigurine Kibernetike;
  • përcaktimi i modeleve individuale statistikore, bazuar në analizën e transaksioneve, përshembull për të përcaktuar nivelin e riskut tuaj të kredisë;
  • për të mundësuar gjenerimin e statistikave të agreguara, për të realizuar teste dhe modele testimesh, për kërkime dhe teste zhvillimore, në mënyrë që të përmirësohet manaxhimi i riskut në kompaninë tonë apo në mënyrë që të përmirësohen produktet apo shërbimet ekzistuese apo të krijohen produkte apo shërbime të reja;
  • Sistemi i video-survejimit në ambjentet tona në mënyrë që t’ju mbrojë juve, punonjësit apo asetet;
  • Përmirësimi i cilësisë së produkteve apo shërbimeve tona.
  • Për t’ju ofruar njoftime me qëllim marketingu rreth produkteve apo shërbimeve tona, nëqoftë se ju keni dhënë pëlqimin tuaj në lidhje me këtë mundësi marketimi.
Cookies të nevojshëm

Cookies në shfletuesin e internetit

Faqja jonë mund të përdorë cookies për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit. Ndërfaqja e internetit të përdoruesit ruan cookies në kompjuterin e tij për qëllime të ruajtjes se gjurmëve të vizitës nëpër faqe.

Përdoruesit mund të zgjedhin të refuzojnë cookies ose të vendosin një sistem sinjalizimi sa herë që dërgohen cookies. Në qoftë se përdoruesit zgjedhin këtë opsion, pjesë të caktuara të faqes mund të mos funksionojnë sic janë programuar.

Nëse ju C'aktivizoni këtë Cookie, ne nuk mund të ruajmë preferencat tuaja. Kjo do të thotë që sa herë ju vizitoni këtë website, juve do ju kërkohet te Aktivizoni ose C'aktivizoni sërish Cookies.

Cookies i palëve të treta

Cookies të Facebook

Ne përdorim platformën e re-marketimit të Facebook, cka nënkupton përdorimin nga ana jonë të të dhënave nga ne dhe palë të treta, përfshirë Facebook, për t’u shfaqur juve mesazhe reklamuese pas vizitës dhe interaktivitetit me faqen tonë. Kjo mund të jetë në formën reklamimi në platformën e Facebook.

Në mënyrë që të ruajmë preferencat tuaja, ju lutem Aktivizoni Cookies të Nevojshëm

Politika për Cookies

Cookies

Një cookie është një skedar i vogel të cilin një website e ruan në kompjuterin apo në pajisjen tuaj kur ju vizitoni këtë faqe. Në këtë mënyrë bëhet e mundur që website të memorizojë aktivitetin tuaj dhe preferencat (të tilla si aksesi, gjuha, përmasa e gërmave si dhe preferenca të tjera të shfaqjes, kështu qe ju nuk do t’ju duhet të ri-fusni të dhëna të tilla sa herë që riktheheni në faqe apo navigoni nga një faqe në një tjetër.

Cookies në shfletuesin e internetit

Faqja jonë mund të përdorë cookies për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit. Ndërfaqja e internetit të përdoruesit ruan cookies në kompjuterin e tij për qëllime të ruajtjes se gjurmëve të vizitës nëpër faqe. Përdoruesit mund të zgjedhin të refuzojnë cookies ose të vendosin një sistem sinjalizimi sa herë që dërgohen cookies. Në qoftë se përdoruesit zgjedhin këtë opsion, pjesë të caktuara të faqes mund të mos funksionojnë sic janë programuar.

Cookies të Facebook

Ne përdorim platformën e re-marketimit të  Facebook, cka nënkupton përdorimin nga ana jonë të të dhënave nga ne dhe palë të treta, përfshirë  Facebook, për t’u shfaqur juve mesazhe reklamuese pas vizitës dhe interaktivitetit me faqen tonë. Kjo mund të jetë në formën reklamimi në platformën e Facebook. Ne dhe palë të treta shitëse, përfshirë dhe Facebook, përdorim bashkarisht cookies për të përllogaritur impaktin që kanë mesazhet tona reklamuese apo shërbime të tjera marketimi tek klientët që vizitojnë faqen tonë si dhe ndërveprimi i klientëve  që vizitojnë faqen tonë me këto shërbime marketimi.

Micro Credit Albania përdor cookies me platformën Google Analytics për të mbledhur të dhëna demografike me interes statistikor me anë të raporteve që agregojnë të dhënat dhe nuk identifikojnë përdoruesin individual. Këto statistika përdoren për të optimizuar dhe targetuar shërbimet tona të marketingut tek grupet specifike dhe për të optimizuar përmbajtjen e faqes sonë.

Google Analytics cookies na lejojnë ne të mbledhim informacion mbi  sjelljen e përdoruesve anonimë në faqen tonë. Informacioni i mbledhur është anonim dhe nuk përmban asnjë të dhënë personale. Informacioni i mbledhur nga Google Analytics cookies në wefaqen tonë transferohet dhe ruhet në serverat e Google në përputhje me Politikat e Privacisë së  Google.

Micro Credit Albania përdor mjete për të gjurmuar rezultatet e  Facebook si dhe për të optimizuar mjetet e reklamimit. Përdorimi i tyre na mundëson ne të përllogarisim korrelacionin midis impaktit te reklamave dhe rikthimeve në faqen tonë.

Ju mund të zgjidhni opsionin e rimarketimit duke vizituar linqet më poshtë:

Për Facebook: https://www.facebook.com/ads/website_custom_audiences/